Protestat para Qeverisë së Maqedonisë vazhdojnë ende.
Një pjesë e qytetarëve janë ulur para Qeverisë me çadra, ndërsa për sonte në ora 19:00 janë paralajmëruar grumbullime të reja.
Ditën e djeshme protestuesit hodhën vezë në drejtim të godinës, ndërsa grumbullimet nuk munguan edhe para Kuvendit.
Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë protestuar edhe para Ministrisë për Punë të Jashtme.
Protestuesit dje përdorën edhe ofendime dhe sharje ndaj disa politikanëve vendas.
Ndërkohë është shtyrë seanca e sotme e Qeverisë, ku duhej të diskutohej propozimi francez.