Site icon Telegrafi

Shkup, të enjten marsh para qeverisë për ajër të pastër

13 organizata të enjten do të marshojnë në Shkup për ajër të pastër, me fillim në orën 17:00 para objektit të qeverisë. Organizatorët ju bëjnë thirrje atyre që ju pengon ndotja e ajrit që t’u bashkohen.

Të enjten shënohet edhe Dita Botërore e Paqes, të cilën organizatorët e marshit “O2 Koalicioni” dhe ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” do të rikujtojnë për të drejtën e ajrit të pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët thonë se edhe përkundër asaj që me Kushtetutën e Maqedonisë amienti i pastër është i garantuar për gjithë qytetarët e vendit, kohën e fundit jemi dëshmitar se realiteti nuk është ashtu.

“Kemi ndotje enorme, numër të madh të të sëmurëve, si dhe raste të vdekjes, drejtpërdrejtë të shkaktuar nga ajri i ndotur në komunat e Maqedonisë”, thonë organizatorët.

Ata shpresojnë që marshi do të mbështetet edhe nga të zgjedhurit e popullit, prej të cilëve presin të mos e shfrytëzojnë për pikë politike./Telegrafi/

Exit mobile version