Shoqata “Shoqëria kancerogjene” sot përsëri ashtu sikurse javën e kaluar organizoi protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për t’i alarmuar institucionet kompetente për ndotjen e ajrit dhe pasojat dhe pasojat e dëmshme të këtij fenomeni. Kristijan Uzunov nga kjo shoqatë tha se nëse pushteti aktual nuk cakton mbledhje urgjente, do t’i radikalizojnë protestat dhe do ta bllokojnë komunikacionin në shtet.
“Shohim se autoritete nuk janë shumë të interesuar për kërkesat tona. Edhe një herë theksojmë, nëse nuk thirrin mbledhje urgjente në qeveri, nëse nuk i shfrytëzojnë të gjitha mjetet në disponim për menaxhimin e këtij problemi dhe nëse nuk e marrin seriozisht, do të duhet t’i radikalizojmë protestat me bllokime. Kërkojmë nga ministri dhe zëvendës-ministri për Mjedis Jetësor që secilën ditë të japin llogari se çfarë kanë punuar në këtë drejtin”, tha Uzunov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dragi Zmijanac nga ambasada e fëmijëve “Megjashi” deklaroi se pushteti, ndërmarrjet publike dhe të gjithë ata që, siç tha i, kanë funksione të fuqishme politike, nuk janë të interesuar ta zgjidhin problemin e ajrit të ndotur dhe pasojat që i durojnë fëmijët.
“Si ambasadë e fëmijëve ‘Megjashi’ do t’i përkrahim të gjitha nismat qytetare që duan të bëjnë presion dhe ndryshim. Spitalet janë të mbushura me fëmijë, secili fëmijë i dytë ka probleme me frymëmarje”, tha mes tjerash Zmijanac.
Organizatorët e protestë e përshëndetën bllokimin e djeshëm para hyrjes së deponisë “Drislla” nga aktivitët e nismës “Ajër të pastër” dhe mbështesin afatin që ua dhanë institucioneve për 15 ditë të përgjigjen ndaj kërkesave të tyre. Ata i përkrahën edhe nxënësit e shkollave të mesme që njoftuan protestë më 5 shkurt para secilës shkollë të mesme për mjedis të shëndoshë dhe të pastër./Telegrafi/