Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, sot informoi se për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet, do të khehet masa për transportin publik falas në Shkup.
Ai gjithashtu tha se në të njëjtën kohë do të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore, rrugët do të pastrohen intenzivisht, do të forcohen kontrollet inspektoriale dhe do të kufizohet trajnimi i autoshkollave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shilegov apeloi tek qytearët që të mos përdorin makinat e tyre pa nevojë dhe të organizojnë transport të përbashkët.
Makinat zyrtare të Bashkisë do të përdoren vetëm nga inspektorati i qytetit./Telegrafi/