Site icon Telegrafi

Shkup, promovohet fushata kundër ksenofobisë

Sot në orën 12:30 para Galerisë montuese/të lëvizshme CAC; (Parku i Frankofonisë – Parku i qytetit) do të mbahet konferencë për mediat për aksionin qytetar për kundër-ksenofobi “Fëmijë të planetit Tokë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësues të organizatorëve do t’i drejtohet publikut në lidhje me ngjarjen “Fëmijë të planetit Tokë dhe POP UP AKTO” e cila do të mbahet prej datës 23.09.2016 deri më datë 25.09.2016 në Shkup.

“Fëmijë të planetit Tokë” është aksion qytetar i cili porosit se të gjithë ne kemi të drejtë të jetojmë të qetë, të lirë dhe të sigurtë. “Fëmijë të planetit Tokë” është zëri ynë për tejkalimin e frikës nga të huajt dhe urrejtjes ndaj të ndryshmive.

Me fushatën nacionale kundër ksenofobisë “Fëmijë të planetit Tokë” mbaron projekti “Ndihmë humanitare dhe juridike për emigrantët”, të cilën FShHM e realizoi prej datës 01.09.2016 deri më 30.09.2016 në bashkëpunim me organizatat partnere: Legis, Shoqata Maqedonase e juristëve të rinj dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM.

Ksenofobia është urrejtja dhe frika nga të huajt. Kur këto ndjenja janë të shpërndara te një pakicë e dukshme, shprehja ‘racizëm’ përdoret shpesh. Është ndoshta më mirë që të shohin ‘racizmin’ si një rast të veçantë të ksenofobise dhe pastaj ta përdorim atë lirshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version