Një person i panjohur nën kërcënimin me pistoletë, mbrëmë ka kryer një plaçkitje ndaj një të punësuare në bastoren sportive në fshatin Jurumleri të Shkupit.
Ai ka arritur të merr një shum të konsiderueshme parashë prej 100.000 denarëve dhe është larguar menjëherë në drejtim të paditur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB-ja informojnë se rasti është denoncuar në orën 21:50 të mbrëmjes së djeshme dhe se po ndërmarrin masa për kapjen e autorit./Telegrafi/