Dje pasdite një fëmijë dhjetë vjeçar është kafshuar nga dy qen në rrugën “Vollgogradska” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në stacionin policor në Karposh mbrëmë në ora 20:30, T.S.(50) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njejtë rreth orës 17:20, në rrugën “Vollgogradska”, nga dy qen është kafshuar djali i tij 10 vjeçar, ku ka marrë plagë të dukshme në të dy këmbët, informojnë nga MPB./Telegrafi/