Nga dita e nesërme pushon vendimi për transport publik falas i cili përkohësisht u vendos si një nga masat e Bashkisë së Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit.
“Sipas të dhënave të Monitorimit shtetëror për matjen e cilësisë së ajrit në ditën 26.12.2022, vërtetohet se ndotja e ajrit është nën pragun për alarmim dhe masa për transport publik fakas ndalohet”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Ata shtojnë se po ashtu ndalojnë edhe rekomandimet dhe masat që vlejnë kur ndotja kalon kufirin.
Ndryshe, qyteti i Shkupit disa herë në vjet është një nga qytetet më të ndotura në botë, sidomos në sezonin e dimrit./Telegrafi/