Komunikacioni në pjesën qendrore të Shkupit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nesër nga ora 12:00 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, për shkak të mbledhjes publike në Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht i njëjti do të ri-drejtohet në rrugën “11 tetori” dhe rrugën “Dimitrie Çupovski”, më pastaj në udhëkryqin mes rrugës “Dimitrie Çupovski” dhe rrguës “Dame Gruev” deri në udhëkrquin mes rrugës |11 tetori” dhe rrugës “Filip i dytë maqedonas”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor./Telegrafi/