Site icon Telegrafi

Shkup, mbahet protesta kundër ndotjes së ajrit para Qeverisë (Foto)

Banorët e Shkupit sot nga ora 12:00 protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të shfaqur pakënaqësinë e tyre për ndotjen e lartë të ajrit, që ditëve të fundit mban vendet e para edhe në rang botëror për nga niveli i ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të gjithë neve që thithim ajër të ndotur”, thonë organizatorët e protestës nën moton “Ngrituni për ajër të pastër”.

Aktivistët kundër ndotjes së ambientit jetësor, gjithashtu ftojnë prindërit që të mos i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë më 20 dhjetor (e mërkurë) në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për këtë nismë tha se është e “motivuar politikisht”./Telegrafi/

Exit mobile version