Site icon Telegrafi

Shkup, Babadimri me porosi për ruajtjen e ambientit jetësor

Vetëm pak orë para ndërrimit të motmoteve, Babadimri mbërriti në sheshin e Shkupit për ti takuar siç u shpreh kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, fëmijët më të bukur në botë. Për dallim të herëve tjera, këtë vit Babadimri në sheshin e qytetit mbërriti me eko makinë për të përcjell një mesazh deri tek të gjithë, përfshi edhe më të vegjlit se sa i rëndësishëm është ambienti jetësorë.

“Fëmijët më të mirë të botës, që e duan njëri tjetri jetojnë pikërisht në qytetin e Shkupit. Të gjithë ju fëmijët, me zë të lartë ta ftojmë Babadimrin, eja Babadimër “, tha Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit.

“Miqtë e mi të vegjël gëzohem aq shumë që jeni në numër kaq të madh. Këtë vit erdhëm me eko makinat, siç e patë edhe vet. Këtë e bëmë për shkak se të gjithë duhet të kujdesemi për ambientin jetësor “,  tha Babadimri.

Pas takimit me Babadimri, fëmijët u shprehën të gëzuar duke uruar që viti i ardhshëm të jetë përplot dashuri dhe gëzim për gjithë fëmijët e botës.

“Më pëlqen më shumë bredhi i stolisur dhe zbukurimet e vendosura. Dëshirojë të shkojë në pushim dimëror te gjyshja në fshat”.

“Më pëlqen që ka shumë njerëz dhe shumë vende për tu fotografuar fëmijët, ka shumë gjëra. Për këtë vit të ri kam dëshirë që Babadimri të më sjell një orë, shumë dashuri, gëzim dhe lumturi për të gjithë”.

“Më pëlqeu shumë kur e takuam Babadimrin. Ajo mbretëresha i tha që është pak i trashë. Dëshira e Vitit të Ri është një lodër bateri”.

“Unë kam dëshirë një komplet për zbukurimin e thonjve”.

Qyteti i Shkupit për këtë vit nuk ka paraparë program të veçantë për pritjen e vitit 2018, por siç njoftuan më parë, të gjitha mjetet e dhuruara nga sponsorët do të donohen për bamirësi, për personat e sëmurë nga mushkëritë e bardha. Ndryshe nga qyteti i Shkupit, komuna Qendër ka paraparë program simbolik me këngëtarë nga vendi.

Exit mobile version