Telegrafi

Shkup, 40 aksidente komunikacioni vetëm gjatë fundjavës

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit policia ka realizuar ekspertizë në gjithsej 40 aksidente trafiku. Prej tyre, katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në katër aksidente, në 12 lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona, ndërsa në 24 janë shkaktuar dëme materiale.

Siç informon MPB, të premten policia e trafikut ka kryer ekspertizë në 14 aksidente trafiku, prej të cilëve në një lëndime të lehta trupore ka marrë një person, në tre më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa 10 kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale.

Të shtunën, është kryer ekspertizë në 15 aksidente trafiku. Dy persona janë lënduar më rëndë në dy aksidente, në katër lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, ndërsa nëntë kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Siç informon MPB-ja, gjatë këtyre tre ditëve policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve./Telegrafi/