Site icon Telegrafi

Shkup, 30 aksidente vetëm gjatë fundjavës

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa dhjetë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta në 10 nga 30 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Policia rrugore të premten ka kryer hetim në 15 aksidente komunikacioni, prej të cilëve në njërin është lënduar rëndë një këmbësir, në gjashtë aksidente ka pasur lëndime të lehta, ndërsa aksidentet tjera kanë kaluar me dëme materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tetë aksidente të regjistruara ditën e shtunë, në dy me lëndim të lehta kanë kaluar dy persona, ndërsa gjashtë aksidente kanë kaluar me dëme materiale.

Dje kanë ndodhur shtatë aksidente, ku në njërin janë lënduar lehtë dy këmbësor. Ndërsa në aksidentet tjera është shkaktuar dëm materiale./Telegrafi/

 

Exit mobile version