Site icon Telegrafi

Shkumbin Kryeziu dedikim special Mimozës: Urimi më i mirë që mora nga ty, ardhja në jetë e djalit tonë 11 vite më parë

Çifti i njohur Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu janë ndër çiftet që gjithmonë i kanë rezistuar skenës.

Ata kanë qenë shumë të pëlqyer për bashkëpunimet e tyre ndër vite, ndërsa viteve të fundit janë më pak aktivë.

Sidoqoftë ajo janë shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tyre.

Sot (e martë), Shkumbini dhe djali i tij i vogël, Bojkeni, festojnë ditëlindjen.

Me këtë rast, ata kanë marrë një urim të përzemërt nga më e dashura e tye, Mimoza, bashkëshortja e Shkumbinit, njëherësh nëna e Bojkenit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar një fotografi të familjes në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet më se e lumtur pranë dy meshkujve të saj.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar fjalë zemre për ta.

“Gëzuar ditëlindjet dy dashuritë e mia. Ju dua pafund” (sic.), ka shkruar Mimoza Mustafa.

Ndërkohë, edhe Shkumbini ka publikuar të njëjtën fotografi në Facebook, me ç’rast ka shprehur mirënjohje për familjen e tij.

“Urimi më i mirë që mora për ditëlindje nga ti Mimoza e dashur është para 11 vitesh pikërisht me 30 janar kur e solle në jetë engjullin tonë Bojkenin,tani festojmë së bashku . Zoti ju bekoftë miq e familjar të dashur për urimet që mi dërgoni” (sic.), ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/

Exit mobile version