Aktori dhe producenti i njohur Shkumbin Istrefi ka një eksperiencë të madhe në aktrim, e gjithashtu edhe në televizion.
Me vite ai ka qenë producent, njëherit edhe aktor në serialin “Kafeneja Jonë” i cili deri vonë është transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, gjersa më vonë në mungesë të fondeve, rruga e vetme për realizimin e tij mbetën platformat private.
Mesa duket ai ka shumë arsye për të qenë i revoltuar me televizionet, dhe këtë revoltë të tij Istrefi e shprehu përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Po me vjen keq me u shpreh kështu, por 99% e emisioneve në TV-të tona, konsideroj që e fyejnë inteligjencën e një qytetari të rëndomtë”, shkruan ai. /Telegrafi/