Regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha ndërroi jetën rreth dy javë më parë.
Për të falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të së ndjerës dhe shprehën ngushëllime për vdekjen e saj, aktori dhe producenti, Shkumbin Istrefi i cili është gjithashtu vëllai I të ndjerës ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.
Në një shkrim në Facebook, Istrefi tha se në emër të familjarëve, miqve dhe kolegëve falënderon të gjithë që iu qëndruan pranë në këto momente të vështira.
“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës. Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbjen, ka shkruar Istrefi.
Kujtojmë që Vjosa ndërroi jetë në spitalin University College Hospital në Londër më 23 qershor.
E ndjera prej më shumë se një viti ishte diagnostikuar me kancer në vezore. /Telegrafi/