Shkumbin Ismaili ka bërë të ditur se e ka gati projektin e ri muzikor, të cilin do ta prezantojë për fansat e muzikës së tij.
Këtë njoftim, këngëtari nga Tetova e ka bërë në rrjetet sociale, duke njoftuar se kënga dhe videoklipi do të lansohen të martën.
“E martë, ora 16:00, publikohet kënga dhe videoklipi ‘Vetëm ti'”, ka shkruar kantautori në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.
Balada “Kjo zemër nuk është gur” është një nga realizimet më të fundit muzikore të Shkumbinit që u publikua me videoklip.
Videoja muzikore e kësaj kënge është lansuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe është shikuar afro 2.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/