Telegrafi

Shkumbin Ismaili paralajmëron baladën e re

(Foto: Facebook/Shkumbin Ismaili)

Shkumbin Ismaili ka paralajmëruar se së shpejti do ta publikojë këngën e re.

Kënga mban titullin “Me ty dua të jem” dhe është e zhanrit baladë.

“Shumë shpejt një baladë, e cila do të mbahet mend shumë gjatë .Këtë radhë në bashkëpunim me mjeshtrin Edi Balili”, ka shkruar Shkumbini në Facebook, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një fotografi nga studioja.

Këngëtari nga Tetova është i njohur sidomos për baladat e tij që pëlqehen shumë nga publiku mbarëshqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Shkumbin Ismailin

“Ndoshta je penduar” është një prej projekteve të fundit të tij që u lansua në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kënga u publikua me videoklip, ndërsa është shikuar më shumë se 1.3 milion herë në YouTube.

“Lutem”, “Dikur”, “Nuk ta fal”, “Se ç’mu desh”, janë disa prej hiteve të shumta të Shkumbin Ismailit që i ka lansuar ndër vite. /Telegrafi/