Artisti i njohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka lansuar sot (e premte) këngën e re.
“Të mendoj për ty është kot” mban titullin projekti i ri që është shoqëruar edhe me videoklip.
Tekstin e ka shkruar Artan Gjozi, kurse për muzikën është përkujdesur vet këngëtari.
Masterizimi iu bë nga Simon Duggal dhe e gjithë kënga u punua në studion e ‘Online Music Records’.
Klipi i është besuar produksionit të njohur, ‘Max Production’.
Projekti tanimë gjendet i plotë në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive, duke e përgëzuar edhe për këtë prurje të re. /Telegrafi/