Telegrafi

SHKUK: Po vazhdojnë investimet për të krijuar kushte optimale në shëndetësi

Foto: Arkiv

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po vazhdojnë investimet për të krijuar kushte optimale për punë për stafin shëndetësorë dhe për pacientët që marrin shërbime shëndetësore.

Kështu thotë SHKUK në një postim në llogaritë e tyre në Facebook.

“Përmes fotografive, po paraqesim kushtet e punës para investimeve në ambulancat specialiatike ku mjekët raportet i shkruanin me makina shkrimi, kurse tani përdorin sistemin e digjitalizuar për shkrim të raporteve përmes kompjuterëve me hapësira moderne për punë. Po ashtu, në fotografi vërehen kushtet e vështira që ishin në Klinikën Emergjente dhe pamjet pas investimeve të bëra”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.

Në fund, SHKUK thotë se menaxhmenti i do të vazhdojë me investime për përmirësim të kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësorë. /Telegrafi/