Site icon Telegrafi

Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente

Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikës Latine) kanë raportuar një rast të vjedhjes që u ka ndodhur gjatë vizitës së tyre te Ujëvara e Mirushës.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës me targa vendore, e cila ishte marrë me qira nga dy shtetasit e huaj dhe u kanë vjedhur një çantë që përmbante dokumentet personale të viktimave.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve./Telegrafi/

Exit mobile version