Site icon Telegrafi

Shkuan për t’i ekzaminuar për coronavirus, banorët e një lagjeje në Indi sulmojnë me gurë punëtorët shëndetësorë

Foto: Daily Mail

Ky është momenti i tmerrshëm kur një turmë e zemëruar tentoi të qëllonte mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë me gurë ndërsa ata po kërkonin pacientë të infektuar me Covid-19 në Indi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy punonjës të shëndetit, të veshur me pajisje të plotë mbrojtëse, u filmuan duke ikur ndërsa turma i ndoqi ata në një rrugicë të ngushtë në rrethin Tattpatti Bakhal në Indore, të mërkurën.

Kjo pasi që banorët e zemëruar hodhën gurë dhe jo vetëm në drejtim të punonjësve të shëndetit.

Si pasojë, thuhet se dy mjeke u plagosën në sulm dhe duhej të shpëtoheshin nga policia.

 

Njëri prej mjekëve tha: ‘Ne po kërkonim për të dyshuar të prekur me coronavirus gjë që zemëroi banorët e zonës dhe ata filluan të na ndiqnin duke hedhur gurë’.

Ndërkohë burimet lokale kanë thënë se sulmi ishte për shkak të një keqkuptimi në lidhje me përhapjen dhe trajtimin e coronavirusit.

Ndërsa oficerët në stacionin e policisë Chhatripura thanë që katër persona janë arrestuar që atëherë.

Ndryshe, Indore është qyteti më i prekur për Covid-19 në provincën e Madhya Pradesh.

Bëhet e ditur se ka pasur 99 raste në të gjithë shtetin, nga të cilët gjashtë janë raportuar të vdekur. Shtatëdhjetë e gjashtë prej rasteve janë nga Indore, raporton India Today. /Telegrafi/

Exit mobile version