Site icon Telegrafi

Shkuan për të tërhequr vërejtjen për zhurmë, sulmohen fizikisht tre policë në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar zyrtarët policor të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën e madhe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:23 në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version