Telegrafi

Shkrumbohet nga zjarri një restorant në Prevallë (Video)

Restoranti “Syla”, në Prevallë, është kapluar nga zjarri.

Telegrafi mëson se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18: e 30.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit të cilët po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin./Telegrafi/