Site icon Telegrafi

Shkruajnë për Besim Dinën për diçka që s’ka të bëjë me të (Video)

Edhe njëherë mediat e shkruara bien pre e faqeve fals të rrjeteve sociale, derisa Besim Dina ishte personazhi, për të cilin ia huqën këtë herë, raporton emisioni Express në KTV.

Ekziston një numër i madh i profileve në emrin e tij, e rrjedhimisht edhe postimet janë nga më të ndryshmet.

I fundit kishte të bënte me një status që u publikua pas sulmeve që ndodhën në Paris mbrëmjen e 13 nëntorit dhe përmes të cilit konsiderohet vetë Franca fajtore për këtë që po përjeton kohëve të fundit.

“Nashta bre po gaboj qe po foli ….

-Se shum edhe tana pot Thrrasin Terrorist e Racist e besa edhe Budall pot thojn ….
-Ama a nuk ke qekjo Franca qe udhëhoqi konferencen e Versajes per coptimin e Tokave shqiptare ???
-A nuk asht qekjo Franca qe Nenshkroi marrveshjen per neutralizimin e Mitrovices ???
-Edhe a nuk ke qekjo Franca qe e para filloi me perqeshjen e Profetit Muhammed S.A.W.S me karikatura ???
– A nashta po gaboj un ???”

Ky është statusi i publikuar që mbi të gjitha ka gabime tejet të mëdha drejtshkrimore, e edhe përkundër kësaj portalet ranë pre e këtij shkrimi.

Për një gjë të tillë ka folur edhe vet Dina në emisionin e tij “Oxygen” në KTV. Ai madje ka ironizuar me këtë çështje, duke bërë të ditur se cilat janë faqet e tij të vetme në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version