Telegrafi

Shkrimtari që ka shkruar një libër për jetën e tij, me hundë (Video)

Shkrimtari Josh Barry ka pësuar një paralizë cerebrale dhe ka kaluar nëntë vitet e fundit duke shkruar një libër për jetën e tij, me hundën e tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, për shkak të lëvizjeve dhe të fjalëve së tij të kufizuara ai më parë ka përdorur një sërë mënyra të tjera, përfshirë edhe duke diktuar një shkrues në kompjuter, për të shkruar.

Por, siç thuhet tutje, ai tanimë ka përdorur hundën e tij për të shtypur në tastierën e një iPad kështu që ai të mund të ishte më kreativ.

Josh, i cili është nga East Cowes në Isle of Wight, punon si gazetar i pavarur dhe drejton një webfaqe argëtimi në internet, ku ka intervistuar të famshëm, përfshirë Sir Ian Botham dhe Jeremy Kyle.

Me këtë, siç ka thënë Barry, ai dëshiron të “rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve të tjerë në situatën time, të cilët pavarësisht se janë ndryshe, mund të arrijnë ëndrrat dhe aspiratat e tyre”. /Telegrafi/