Në bazë të hulumtimeve që ishin bërë nga Instituti Karolinska në Suedi, shkrimtarët janë më të rrezikuarit nga ankthet dhe çrregullimet bipolore, skizofrenia, depresioni dhe keqpërdorimi i narkotikëve, transmeton Telegrafi.
Mundësitë që shkrimtarët të kryejnë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha në krahasim me njerëzit e rëndomtë. Valltarët dhe fotografët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimi bipolar.
Shkencëtarët thonë se rezultatet e tyre hedhin dritë në çrregullimet mendore, që nga tani duhet të shikohen më ndryshe.
Kjo mënyrë e ekspozimit dhe fenomenet që ndërlidhen me sëmundjet mendore hapin rrugë për shërimin e tyre.
Me këtë rast, “mjeku dhe pacienti mund të arrijnë një marrëveshje se çfarë duhet shëruar dhe me çfarë çmimi”, thotë dr. Simon Kyaga, njëri nga pjesëmarrësit në këtë hulumtim. /Telegrafi/