Amir Abrashi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në këto vitet e fundit.
Mesfushori fantastik nga Gjakova edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Rumanisë zhvilloi një ndeshje spektakolare duke qenë edhe vrapuesi më i madh në ndeshje me 11,8 km.
Ai pas ndeshjes ka qenë aktiv në faqen zyrtare të tij, duke shkruar edhe një status që ka marrë shumë pëlqime dhe komente.
Fitoren historike ndaj Rumanisë 1-0, Abrashi ia dedikon tifozëve shqiptar por edhe atyre që nuk janë më.
“Për ju që besuat, për ju që gjithmonë ju kishim afër dhe për ata që nuk janë më dhe ëndërruan këtë fitore. Faleminderit tifozët më të mirë në botë, fitorja është për miliona shqiptarë”, shkroi gjakovari që në këtë evropian ka bërë për vete miliona shqiptar me paraqitjet e tij brilante. /Telegrafi/