Një person është arrestuar pasi ka shkrepur nga pakujdesia një pushkë ajrore, ku ka qëlluar në kokë një familjarë të vetin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, teksa bëhet e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Prishtinë, 22.09.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/