Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:05, në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, revolja është sekuestruar me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/