Telegrafi

“Shkova në Kinë si 27 vjeçar vetëm për para” – Witsel thotë se ata që shkojnë në Arabi Saudite duhet ta pranojnë për çfarë shkojnë

Mesfushori i Atletico Madridit, Alex Witsel ka dhënë një intervistë për Radio Marca në të cilën ka folur për shumë tema nga karriera e tij.

Ai u ndal edhe te eksodi aktual i futbollistëve nga Evropa drejt Arabisë Saudite.

Belgu më parë, ashtu si bashkëkombasi i tij Yannick Ferreira Carrasco, luanin në Kinë, ndërkohë që mbretëronte zgjerimi i futbollit në këtë vend.

“Secili prej nesh ka rrugën e tij. Nuk po them se është keq kur dikush shkon në Arabinë Saudite. Unë shkova në Kinë në moshën 27 vjeçare”.

“Ishte një përvojë e pazakontë jete për mua, por sigurisht që shkova atje për para”.

“Të mos tregojmë histori për projekte sportive, është e qartë për të gjithë se bëhet fjalë vetëm për para”, ka thënë Witsel.

Lexo po ashtu Shitjet rekorde ndër vite të Benficas - si i mbushi arkat klubi portugez duke shitur yje te gjigantët evropianë

Belgu luajti në Kinë nga prilli 2017 deri në shkurt 2018 për Tianjin Tianhai dhe gjatë asaj periudhe ai bëri 47 paraqitje në të gjitha garat në të cilat shënoi gjashtë gola dhe asistoi në katër prej tyre. /Telegrafi/