Site icon Telegrafi

Shkon në tetë numri i lojtarëve të Chelseat me coronavirus, në Angli zbulojnë emrat e të infektuarve

Është rritur numri i futbollistëve të infektuar te skuadra e madhe angleze Chelsea.

Është raportuar për katër futbollistë të infektuar, por tani është zbuluar se numri i të infektuarëve me Covid-19 është tetë.

Ka qenë e përditshmja angleze Daily Mail që ka zbuluar edhe emrat e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Christian Pulisic, Tammy Abraham, Mason Mount dhe Fikayo Tomori janë katër lojtarët e parë që janë infektuar gjatë pushimeve në Greqi.

Ndërkohë emrat e katër lojtarëve të tjerë janë Emerson Palmieri, Jorginho, Michy Batshuay dhe Ross Barkley.

Të gjithë këta futbollistë janë infektuar gjatë pushimeve, teksa tani janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre në Londër.

Futbollistët nuk kanë stërvitur me skuadrën dhe janë në pritje për të bërë teste të reja dhe për të parë nëse e kanë kaluar me sukses këtë virus.

Chelsea. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Gjithsesi dyshja Tammy Abraham dhe Mason Mount i kanë sjellë kokëdhimjbe edhe trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate i cili i kishte në listë për ndeshjet e shtatorit.

Në anën tjetër Chelsea do ta luaj ndeshjen e parë miqësore të shtunën ndaj Brighton dhe trajneri Frank Lampard nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e këtyre futbollistëve. /Telegrafi/

Exit mobile version