Site icon Telegrafi

Shkon në shtatë numri i dorëheqjeve brenda një dite nga kabineti i kryeministrit britanik Boris Johnson

Vetëm të enjten, ‘ortek’ dorëheqjesh u njoftuan nga kabineti qeveritar i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Siç raportohet në mediet e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë ditës së sotme dhanë dorëheqje sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis, ministrja e Thesarit, Helen Whatley, ministri i Sigurisë Damian Hinds, ministri i Pensioneve, Guy Opperman, ministri i Shkencës, George Freeman, ministri i Teknologjisë, Chris Philip dhe ministri i Gjykatave, James Cartlidge.

Vala e dorëheqjeve nga qeveria si dhe nga partia e Johnsonit që nga mbrëmja e së martës ka kaluar shifrën prej 50.

Lexo po ashtu Pse bashkëpartiakët po i kërkojnë dorëheqjen Boris Johnsonit?

Dorëheqjet e tyre vijnë për shkak të mos-reagimit të kryeministrit britanik rreth akuzave për ngacmim seksual të një deputeti konservator; ata madje kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Mirëpo, sipas një burimi të Sky News, Johnson nuk e ka në plan një gjë të tillë dhe mbetet “absolutisht sfidues”, duke shtuar se kryeministri dëshiron të “luftojë”. /Telegrafi/

Exit mobile version