Telegrafi

Shkon në pesë numri i të vdekurve në sulmin e Londrës

Mediat angleze raportojnë se ka shkuar në pesë numri i të vdekurve, në sulmin e sotëm që ka ndodhur pranë Parlamentit britanik në Londër.

Një person i armatosur me thikë kishte vozitur me shpejtësi të madh në urën e Westminster, duke shkelur mbi 20 persona, pesë nga të cilët kanë ndërruar jetë nga plagët e marra nga goditja, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Demantohet Channel 4: Ky nuk është sulmuesi i Londrës! (Foto/Video)

Sulmuesi kishte arritur të depërtojë deri tek porta e Parlamentit britanik, ku theri me thikë një polic që po bënte roje pranë portës i cili më vonë ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkaq, autoritet e sigurisë këtë sulm e kanë cilësuar si “incident terrorist”, duke mos dhënë detaje të hollësishme lidhur me sulmin. /Telegrafi/