Telegrafi

Shkon në mbi 28 mijë numri i viktimave në Gaza – Izraeli mohon statistikat palestineze

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se të paktën 28064 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Gjithashtu ministria bënë të ditur se 67611 të tjerë janë lënduar, raporton skynews.

Lexo po ashtu Hillary Clinton e konsideron Netanyahun si “jo të besueshëm”, thotë se ai duhet të largohet

Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.

Izraeli kundërshton të gjitha shifrat e ministrisë, duke pretenduar se Hamasi po i fryn ato për të krijuar iluzionin e një krize humanitare.

Hamasi e mohon këtë dhe e akuzon shtetin izraelit se po synon qëllimisht civilët për të bërë spastrim etnik.

Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territorin izraelit duke vrarë rreth 1200 persona. /Telegrafi/