Site icon Telegrafi

Shkon në mbi 200 numri i personave të arrestuar pas operacionit antidrogë në disa qytete të Shqipërisë

Mbi 200 persona janë arrestuar pas një operacioni që po kryhet në disa qytete të Shqipërisë. Vetëm në kryeqytet janë lëshuar 112 urdhër arreste dhe janë arrestuar 80 persona, raporton ABC News.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza.

Ndërkaq, mësohet se është sekuestruar gjithashtu edhe një lloj të ri droge që vinte nga Kanadaja me anë të postës. Droga e re është zbuluar në banesat e personave që tashmë janë arrestuar.

Ndrërkohë pritet komunikimi zyrtarë i Policisë së Shtetit për detaje nga operacioni. /Telegrafi/

Exit mobile version