Telegrafi

Shkon në market për të bërë “shoping”, rusja 28-vjeçe lind foshnjën para arkës (Video)

Një grua shtatzënë kishte shkuar në market për të blerë disa artikuj ushqimor, por kurrë nuk kishte menduar se derisa priste në arkë për t’i paguar artikujt, do të lind foshnjën.

Bëhet fjalë për një ruse 28-vjeçe, të cilën e kanë filmuar kamerat e sigurisë duke i shpjeguar arkëtares se do të lind foshnjën, dhe kështu pa u menduar dy herë u gjunjëzua.

11 më vonë ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzoi me emrin Ivan, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një market në Nazyvaevsk të Rusisë.

Ishte arkëtarja Elena Barsukova, 35-vjeçe e cila e asistoi në lindje së bashku me dy kolege tjera, kurse është interesant fakti se si në ato momente kishte shumë klientë që madje as kokën nuk e kthenin për të shikuar se çfarë po ndodhte.

Pasi e solli në jetë foshnjën, në vendin e ngjarjes u shfaqën mjekët me autoambulancë të cilët me urgjencë e dërguan në spital, kurse raportohet se nëna dhe foshnja në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/