Telegrafi

Shkon në katër numri i të vdekurve në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

Katër persona të vdekur e gjashtë të lënduar, ky është epilogu i deritashëm, i aksidentit të djeshëm në rrugën Prishtinë -Gjilan në Mramor, në të cilin ishte përfshirë edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ka marrë lëndime trupore.

Siç raporton Policia e Kosovës, të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve, dy automjete me tabela vendore dhe një automjet me tabela diplomatike. Si pasoj e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK. Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj shqiptar”, thuhet në raport, njofton Telegrafi.

Lexo po ashtu Aksidenti me të vdekur në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohet ambasadorja e Turqisë

Ndërkaq, rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante Policore, prokurori i shtetit dhe organet e tjera hetuese.

Me vendimin e Prokurorit, katër trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/