Telegrafi

Shkon në 95 numri i të vrarëve në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga një sulm masiv vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, ka arritur në 95 vetë, ndërsa 158 të tjerë janë plagosur.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare.

Lexo po ashtu Mbi 40 të vrarë dhe 140 të plagosur nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.

Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë.