Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi u rrit në 51, ndërsa rreth 900 të tjerë thuhet të jenë lënduar.
Sipas DailySabah, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur të dielën, nën-presidenti turk, Fuat Oktay.
Ndërkohë, gjatë ditë së djeshme, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se rreth 5,000 personel shpëtimi janë mobilizuar në terren.
Ai shtoi se 17 ndërtesa u shembën në Izmir si pasojë e tërmetit, përderisa përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar në tetë prej tyre.
Në anën tjetër, guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, iu tha gazetarëve se katër ndërtesa u shkatërruan plotësisht si pasojë e lëkundjeve. /Telegrafi/