Numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga coronavirusi ka arritur në 35 milionë, ndërsa një milion njerëz kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi më i goditur në botë nga sëmundja e COVID-19, është SHBA-ja me 7.4 milionë të infektuar, pasuar me Indinë e cila i ka regjistruar rreth 6.6 milionë të prekur, si dhe Brazili i cili deri më tani ka konfirmuar 4.9 milionë raste.
Rritje të rasteve të reja janë raportuar dukshëm edhe në disa vende të Evropës, sikurse në Francë dhe në Britani të Madhe.
Franca ka regjistruar të dielën mbi 12 mijë të prekur, ndërsa Britania e Madhe konfirmoi rreth 22 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit. Rastet e kësaj të fundit vijnë kryesisht edhe prej ditëve të tjera mirëpo që ishin përfshirë në të dhënat e së dielës.
Duke parë bilancin e rasteve nga sëmundja e COVID-19, autoritetet franceze kanë vendosur që t’i mbyllin të gjitha baret në Paris.
Në anën tjetër, qyteti i Zelandës së Re, Auckland, do të lirojë masat kundër coronavirusit që nga e mërkura, pasi kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, tha se vala e dytë e infekstioneve në këtë zonë është pothuajse eleminuar. /Telegrafi/