Telegrafi

Shkon në 21 numri i të vdekurve nga të ftohtit në SHBA

Të paktën 21 njerëz kanë vdekur në një nga goditjet më të këqija të ndodhur në dekada në Midwest në SHBA.

Nëntëdhjetë milionë njerëz ose një e treta e SHBA-së kanë përjetuar temperatura prej -17 gradë Celcius ose edhe më poshtë.

Rreth 250 milionë amerikanë në përgjithësi kanë përjetuar kushtet e “vorbullës polare”.

Lexo po ashtu Pasojat e temperaturave të ulëta, ngrihet ujëvara e Niagarës (Video)

Spitalet kanë trajtuar pacientët nga shtetet të ndryshme që raportojnë ngrirje në pjesë të ndryshme të trupit .

Lexo po ashtu Temperaturat polare, humbin jetën 12 persona në SHBA (Foto)

Pritet përmirësimi i kushteve atmosferike nga fundjava. /Telegrafi/