Të paktën 21 njerëz kanë vdekur në një nga goditjet më të këqija të ndodhur në dekada në Midwest në SHBA.
Nëntëdhjetë milionë njerëz ose një e treta e SHBA-së kanë përjetuar temperatura prej -17 gradë Celcius ose edhe më poshtë.
Rreth 250 milionë amerikanë në përgjithësi kanë përjetuar kushtet e “vorbullës polare”.
Spitalet kanë trajtuar pacientët nga shtetet të ndryshme që raportojnë ngrirje në pjesë të ndryshme të trupit .
Pritet përmirësimi i kushteve atmosferike nga fundjava. /Telegrafi/