Site icon Telegrafi

Shkon në 20 mijë numri i të vrarëve në Gaza, thotë Hamasi

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës ka arritur në 20 mijë, tregojnë shifrat e Hamasit.

Dje numri i të vdekurve ishte 19,667, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi në Gaza.

Organizata gjithashtu njoftoi se 52,586 njerëz janë plagosur në sulmet izraelite, raporton skynews.

Lexo po ashtu ISW: Izraeli në fazat e fundit të operacioneve në veri të Gazës

Izraeli ka hedhur mijëra ton municione gjatë dhjetë javëve të fundit, duke e lënë në gërmadha rripin e ngushtë të Mesdheut.

Humbja e jetëve në enklavën palestineze ka ulur mbështetjen globale dhe Izraeli po përballet me presionin e komunitetit ndërkombëtar për të zvogëluar ofensivën.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version