Site icon Telegrafi

Shkon në 1,992 numri i të vdekurve nga kolera në Jemen

Numri i viktimave nga epidemia e kolerës në Jemen që nga muaji prill është rritur në 1.992, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) theksohet se që nga 27 prilli, në vend janë regjistruar 419,804 raste të dyshuara të kolerës, ndërsa numri i të vdekurve nga kjo epidemi është rritur në 1.992.

Bëhet e ditur se epidemia më së shumti ka shkaktuar vdekje në qytetet Hajjah, Al Hubaydah, Ibb dhe Taizz, ndërkohë theksohet se nga dita e djeshme kanë humbur jetën tre persona, shifër e cila shënon ulje të shkallës së vdekjeve.

Bëhet e ditur se deri më tani 405,706 persona janë shpëtuar nga sëmundja.

Për shkak të konfliktit në Jemen, që vazhdon për më shumë se dy vite, rreth tre milionë persona të zhvendosur si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm dhe grumbullimit të mbeturinave, ballafaqohen me rrezikun e kolerës.

Exit mobile version