Telegrafi

Shkollën e braktisur çifti amerikan e shndërron në vilë luksoze – 2.4 milionë dollarëshe

Pesë vite më parë, një çift blenë një shkollë fillore të braktisur në Pennsylvania, duke e shndërruar në një shtëpi tejet luksoze.

E vlerësuar si një shtëpi prej 2.4 milionë dollarë, ajo gjendet në Mount Morris dhe ka katër dhoma gjumi dhe pesë tualete, transmeton Telegrafi.

Shkolla ishte ndërtuar në vitin 1965, e së fundmi u shndërrua në një shtëpi private me dhoma të mjaftueshme për 30 vetura.

Në këtë pronë përfshihet salla e basket, fitnesi dhe qendrat tjera rekreative. E disa dhoma tjera janë në renovim e sipër dhe pritet së shpejti të futen në përdorim.

E tërë shkolla e shndërruar në shtëpi ka mbi 10 mijë metra katrorë dhe gjithashtu në pronësi është edhe një oborr gjigant.

Shumë qytetarët amerikanë besojnë se ideja të jetojnë në një shkollë është shumë e mirë. /Telegrafi/