480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar në Shqipëri nisin vitin e ri shkollor 2018-2019. Janë 32 mijë fëmijë të klasave të para që do të dëgjojnë për herë të parë zilen e shkollës.
Në kryeqytet policia e rendit, ajo rrugore dhe policia bashkiake kanë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin rrugor.
Nga përvoja e viteve të kaluara pritet të ketë trafik të ngarkuar në oraret e mëngjesit dhe pasdites.
Bashkia e Tiranës vendosi të rikthejë vendimin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve si furgona për dy orë gjatë mëngjesit dhe gjatë pasdites për të shmangur trafikun.
Ky vit i ri shkollor e gjen Tiranën me rrugë të rikonstruktuara por edhe me ngushtime të tyre për shkak të ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikleta, si një nismë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /Telegrafi/