Dy nga nxënësit e njërës shkollë në kryeqytet thanë se shpesh detyrohen të japin para për ndonjë prishje
Një gjë të tillë pohoi edhe vetë Drejtori i shkollës së mesme “Sami Frashëri“ në kryeqytet, Ferat Zejnullahu.
Ai tha se si shkollë kanë mungesë të buxhetit, e që shpesh detyrohen të kërkojnë para nga nxënësit për ndonjë prishje eventuale edhe pse me pajtim të këshillit prindëror.
E Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Alush Istogu tha se buxheti për shkolla ndahet varësisht nga planet zhvillimore të shkollës, por, drejtorët nuk guxojnë të kërkojnë para nga nxënësit.
Sipas të dhënave të vitit 2017, në Kosovë ekzistojnë gjithsej 66 shkolla profesionale, ku vijojnë mësimin 46 mijë nxënës./Tribuna/