Shkollat në vend i pret një dimër i vështirë, dhe shteti duhet të rrisë urgjentisht bllok-dotacionet, bëjnë thirrje komunat.
Paratë që kanë nuk mjaftojnë.
Disa komuna po shqyrtojnë instalimin e kolektorëve fotovoltaikë për rrymë në çatitë e shkollave, por kjo është diçka që kërkon më shumë kohë dhe muajt e dimrit janë afër.
“Dimri do të jetë më i vështirë, kjo nuk diskutohet. Të gjithë e kemi të qartë se kemi probleme serioze me çmimin e energjisë elektrike. Natyrisht që kemi nevojë për rritje të bllok dotacioneve në lidhje me energjinë elektrike”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.
Mirëpo, bashkëpunimi i deritanishëm mes komunave dhe qeverisë nuk premton shumë, thotë Pecakov.
“…Duke pasur parasysh se si BNJVL kishim propozime serioze në Qeveri, nga të cilat realisht do të përfitonin edhe komunat, edhe shkollat, që kanë problem me çmimin e rrymës, asgjë nuk u pranua…”, shtoi ai.
Situata është e ngjashme pothuajse në të gjitha komunat e vendit.
“Problem serioz është sigurimi i fondeve dhe energjisë. Çmimet janë ngritur në qiell, dhe janë 4-5 herë më të larta se sa paguanim më parë. Komuna e Koçanit bëri masën jopopullore, duke bërë rishikimin e buxhetit. Ne në prill i kemi shpenzuar këto fonde dhe tani po hyjmë në një prokurim të ri publik për zgjedhjen e operatorit ekonomik, i cili do të na furnizojë me energji elektrike…”, u shpreh Lupço Papazov – kryetar i Komunës së Koçanit
“Mendoj se të gjithë jemi përgjegjës dhe ne në nivel lokal dhe në Ministrinë e Arsimit po bëjmë të gjitha përpjekjet, dhe mendoj se do të kemi sukses që nxënësit të kujdesen në shkolla të ngrohta. Gjëja e fundit që duhet të bëjmë për nxënësit është t’i dërgojmë në shtëpi ose të mësojnë online”, deklaroi Violeta Ristoska-drejtoreshë e SHF Blazhe Koneski-Aerodrom.
Pyetëm në komunën e Strugës, se si planifikojnë ta përballojnë krizën energjetike, sa i përket funksionimit të shkollave, nëse dihet se disa prej objekteve janë shumë të vjetra, por nuk morëm përgjigje./Alsat.mk