Site icon Telegrafi

Shkollat afër rrugëve, rrezikojnë jetët e nxënësve (Video)

Trafiku rrugor në Prishtinë zakonisht është i ngarkuar nga veturat e shumta që qarkullojnë rrugëve të kryeqytetit. Shpesh nuk mungojnë as aksidentet. Nga to jo rrallëherë kanë pësuar edhe nxënësit.

Nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” në kryeqytet, janë nga më të rrezikuarit kur bëhet fjalë për ekspozimin direkt në rrugë.

Hyrja e kësaj shkolle gjendet në cepin ku kryqëzohen tri rrugë, “Emin Duraku”, “Ali Hadri” dhe “Zenel Salihu”. Pos kësaj, as shenja për ndalim ndalje e parkimi, nuk është se respektohet shumë në këtë pjesë.

E, tollovia që shkaktohet nga kjo po i shqetëson prindërit.

Ankesa nga prindërit ka marrë edhe drejtori i kësaj shkolle, Osman Vitia. Ai pohon se për shkak të ngarkesës në këtë rrugë, prindërit janë të detyruar t’i sjellin fëmijët në shkollë.

Ndërsa, shqetësimet e prindërve si të drejta po i cilëson edhe gazetarja e arsimit, Salie Gajtani-Osmankaq. Ajo thotë se është në dijeni të një raporti të komunës që flet për këtë çështje.

Ndërkohë, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, pohon se ata kanë marrë masa së bashku me disa drejtori të tjera komunale dhe Policinë, duke vendosur shenja, pengesa e matës të shpejtësive.

Në të kaluarën, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kishin angazhuar disa policë të pensionuar në afërsi të shkollave, të cilët u kanë ndihmuar nxënësve për të kaluar rrugën. Por, kjo iniciativë nuk është vazhduar më.

Exit mobile version